Nata e ndërrimit të viteve, Veliaj: Na pret një spektakël fishekzjarrësh! Hapim një faqe të re për historinë e qytetit tonë

31 Dhjetor 2022, 14:23

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nata e ndërrimit të viteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përgatitjet e fundit në sheshin “Skënderbej” për koncertin e madh. Veliaj siguroi qytetarët për një spektakël fishekzjarrësh dhe i ftoi ata që t’i bashkohen festimeve