Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Papa Françesku! Dje bekimi dhe urimi i fundit për Pashkët! Reagojnë liderët botërorë

21 Prill, 16:44

Papa Françesku, u shua mëngjesin e kësaj të hëne në moshën 88 vjeçare. Vatikani konfirmoi lajmin duke thënë se Papa u kthye në shtëpinë e Atit. Liderët e cilësuan Françeskun në mesazhet e tyre të ngushëllimit një Papë të jashtëzakonshëm që solli kishën më afër të varfërve. Pasdite çdo meshë në Shqipëri do i dedikohet lutjeve për shpirtin e tij.