Ndalohet hyrja në territorin e Kosovës dhe përdorimi i transportit publik pa certifikatë vaksinimi! Masat e reja anti-COVID që pritet të hyjnë në fuqi

30 Nëntor 2021, 19:42

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, në një mbledhje qeverie ka propozuar disa masa anti-COVID për të parandaluar pandeminë. Ora policore do të qëndrojë e pandryshuar, gjithashtu edhe mbajtja e maskave do të jetë në fuqi ndërsa 'Shëndetësia' ka propozuar që çdo person që hyn në territorin e Kosovës dhe ata që do përdorin transportin publik duhet të kenë certifikatën e vaksinimit.