Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, mbahen homazhe në ambasadën e Vatikanit në Tiranë! Përfaqësuesit fetarë që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore

23 Prill, 18:05 | Përditesimi: 23 Prill, 18:05

Në Nunciaturën Apostolike, ambasadën e Vatikanit në Tiranë, po zhvillohen homazhe në nderim të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ambasada e Selisë së Shenjtë, njofton përmes një deklarate zyrtare, se mesazhet e ngushëllimit mund të lihen nga ora 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00 në datat 23-24 prill.

“Pas kalimit në amshim të Papa Françeskut më 21 Prill 2025, në orën 7:35 të mëngjesit, në Vatikan, Nunciatura Apostolike ( Ambasada e Vatikanit) në Tiranë dëshiron të informojë se një Libër Ngushëllimi do të jetë i hapur për çdo qytetar që dëshiron ta firmosë, në rezidencën e kësaj Nunciature Apostolike, rruga Durrësit, 13, në datat 23-24 prill 2025, nga ora 10:00 deri në orën 12:30, dhe nga ora 14:00 deri në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Vatikanit.

Homazhe bënë figura politike dhe udhëheqës fetare. Kreu i PD, Sali Berisha la një mesazh ngushëllimi, teksa e vlerësoi Papa Françeskun si një mik të shquar të popullit shqiptar.

r.k./Shqiptarja.com