Ndërhynë në dosjen e 'Toyota Yaris', Suel Çelës e 6 të tjera, SPAK çon në GJKKO ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka dhe 3 të tjerë

4 Janar, 15:35

SPAK dorëzoi më 30 dhjetor 2024 dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndërhyrë në 8 dosje duke ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë për të lehtësuar rrethanat. Mes dosjeve që kanë ndërhyrë është dhe ajo e Toyota Yaris dhe e Suel Çelës.