Ndërpriten reshjet e dëborës në Qarkun e Lezhës, ja si paraqitet situata në bashkitë Lezhë, Kurbin e Mirditë

20 Janar, 18:25

Situata në qarkun e Lezhës paraqitet e qetë dhe raportohet se reshjet e dëborës janë ndërprerë.

Aktualisht territori po përshkohet nga erëra të forta, të cilat kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve të rënda në urën e Milotit në aksin e vjetër, ku një kamion është përmbysur si pasojë e erës së fortë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.