Ndërrimi i viteve, shefi i Rendit Publik për Report Tv: Prani të shtuar të efektivëve në sheshe, qendra tregtare dhe banka! Patrullim dhe në lokalet ku do të bëhen festime

31 Dhjetor 2024, 15:06

Më rastin e ndërrimit të vitit Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për të bërë të mundur garantimin e sigurisë publike. Shefi i Rendit Publik pranë Policisë së Shtetit, Agron Çeli u shpreh se do të ketë prani të shtuarë të efektivëve të policisë në sheshe, qëndra tregtare, banka dhe në ambiente ku do të ketë festime.