Ndërron jetë legjenda e futbollit Pele! Prej një muaji i shtruar në spital, vuante nga sëmundja e rëndë

29 Dhjetor 2022, 21:42

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Prej 1 muaji ai ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin "Albert Einstein" në Sao Paolo (Brazil) nga ku kurohej prej kancerit në zorrën e trashë.