Ndërtimet në 2022-shin drejt ‘rekordit’ të 2006-ës! 16 vjet më parë 860 leje! Sivjet në 6 muaj, 736 ndërtime të reja

31 Gusht 2022, 18:34

Pavarësisht rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit në tregjet e huaja, zhvillimi i sektorit në vend nuk kanë të ndalur, duke regjistruar rekorde të reja. Vetëm në gjashtë muajit e parë të këtij viti, INSTAT raporton se janë miratuar 736 leje ndërtimi, ose 138 leje ndërtimi më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i lejeve të dhëna këtë vit në gjashtëmujor janë më të lartat që prej vitit 2006, ku për periudhën janar-qershor në atë kohë u dhanë 860 leje për ndërtime të reja.