Ndërtimet pa leje/ Alibeaj: Organet e drejtësisë të thërrasin në darkë Gazment Bardhin dhe Dashnor Sulën për denoncimet

14 Korrik 2022, 17:27

Në fjalën e tij para Kuvendit, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj kërkoi që të nisin hetimet nga organet e drejtësisë për të gjitha akuzat e Gazment Bardhit dhe Dashnor Sulës. Ishte Bardhi që akuzoi Ramën se është marrë leje për ndërtimin e 37 kateve dhe 5 kateve nëntokë, por kësaj ndërtese i janë shtuar 5 kate pa leje.