Ndërtimet pa leje në Dhërmi, Drimadhe e Jalë, pezullohen nga detyra 5 punonjësit e IMT në Himarë! Shemben disa objekte

9 Qershor, 09:46 | Përditesimi: 9 Qershor, 10:17

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka pezulluar nga detyra 5 punonjësit i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë.

Gazetari Armand Xhelili raporton se shkak për këtë vendim është bërë lejimi i një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi.

Lidhur me këtë para disa ditësh pati edhe disa procedime. Mbrëmjen e së dielës, në orën 20:00, IKMT prishi 4 struktura në Jalë, të cilat kanë qenë pa leje dhe nuk ka pasur kundërshtime. 

r.k./Shqiptarja.com