Ndërtimet pa leje, Rama: Janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetar të bashkie e komune, 25 kryeinpektorë të IMT-së si dhe drejtorë të Urbanistikës e Aluiznit

1 Tetor 2022, 10:44

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar gishtin ndaj drejtësisë sa i përket lejimit të ndërtimeve pa leje. Kreu i qeverisë foli me shifra ku tha se deri tani janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetar të bashkive e komunash, përfshirë dhe socialistë, 12 drejtorë Urbanistike, 25 kryeinspektorë të IMT si dhe 2 drejtorë të Aluiznit. Rama tha se emrat e tyre janë çuar në prokurori.

‘Në bazë të ligjit është e qartë se çfarë sekuestrohet apo konfiskohet totalisht. Burg për këtë burg për atë nuk është as detyra dhe larg qoftë as e drejta ime. Nuk fut në burg partia në një sistem si ky që kemi zgjeshur por drejtësia. Janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetar të bashkive e komunave. Janë kallëzuar 12 drejtorë Urbanistike, 25 kryeinspektorë të IMT, 2 drejtorë të Aluiznit.’- tha Rama.

    No videos found.