Ndërtimi i portit turistik të Durrësit, investitori Muhammed El Alabbar: Premtoj se do të marrim mendjet më të mira për krijimin e një jete të re

10 Gusht 2022, 21:18

Investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar foli për nënshkrimin e memorandumit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit duke premtuar se do të krijojnë diçka madhështore, nga e cila do të mahniten njerëzit e nuk do të duan të largohen. Për këtë theksoi se do të marrin mendjet më të mira ndërsa nuk hezitoi të shprehte falënderimet për të gjithë ekipin që ka punuar për këtë projekt të madh.