Ndihmoi trafikantët të pastronin paratë, 'arrest shtëpie' për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, 'arrest me burg' për dy vëllezërit! Sekuestrohen 16 apartamente e 27 llogari bankare

26 Tetor 2023, 15:30 | Përditesimi i fundit: 2023-10-26 15:38:24

Rajmonda Dashi, ish-drejtuese e Kadastrës Durrës, është vënë në masë “arresti shtëpie” nga SPAK, si person i dyshuar se ka ndihmuar një grup kriminal për investimin në pasuri të paluajtshme në Shqipëri të parave të fituara nga krimi. Në pranga ra një bashkëpunëtor dhe në masë “arresti në burg” u vunë 2 vëllezër të dënuar në Belgjikë. 49 pasuri u sekuestruan, mes të cilave 16 apartamente dhe 27 llogari bankare.