'Ndizet jeshilja’! Nga sot Kosova pa viza në zonën Schengen! Kurti: Po hiqet një padrejtësi! Rama: 2024 nisi i mbarë, Gëzuar

1 Janar, 13:54

Prej ditës së sotme qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e zonës Schengen. Kryeministri Albin Kurti deklaroi se u hoq një padrejtësi. Reagime edhe në Tiranë, Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama urojnë Kosovën duke e cilësuar arritje të merituar, por të vonuar.