Ndoqi studimet 46 vjeç, Brunilda rrëfen sakrificat: Ja vlejti lodhja, e kam shpirtin plot

28 Shkurt, 22:08

Brunilda Dervishi është artizane që operon në qytetin e Vlorës. Emigroi 30 vite më parë drejt Selanikut me besimin se një ditë do të kthehej në vendlindje. Dhe kështu ndodhi. Prej 2 vitesh punon në qytetin e saj të lindjes si artizane. Vitet e emigracionit kanë qenë të vështira për të. Paralelisht me punën nisi një shkollë 3 vjeçare për qeramikë. Ishte 46 vjeç, por për të mosha është veç një numër. E përshkruan veten si një shpirt që nuk pushon kurrë dhe gjithnjë është në kërkim të gjërave të reja. Përvec qeramikës puna e saj pasoi me rezinën dhe artin e bukur të makrames. Nga mëngjesi deri në mbrëmje kohën ia dedikon punimeve.