Kanë mjaftuar reshjet e shiut gjatë ditës së sotme që kompanitë e naftës të shfrytëzojnë rastin për të shkarkuar mbetje të pakontrolluara hidrokarbure në lumin Gjanica në Fier.
Ndotja alarmante është tejet e lartë, ndërsa ujërat e lumit janë tërësisht me ngjyrë të zezë duke shkatërruar faunën ujore dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve të cilët në këtë periudhë të vitit e konsiderojnë lumin që përshkon qytetin si mallkimin e fierakëve.
Edhe pse disa ditë më parë , Agjencia Rajonale e Mjedisit inspektoi në terren me grupet e punës fabrikat e ullirit dhe kompanitë e naftës, Albpetrol, Terra Oil, dhe Al Global, duket se paralajmërimet për gjoba, nuk i kanë trembur aspak, pasi shkarkimet e llumrave të vajit dhe derdhjet hidrokarbure, jo vetëm që nuk kanë ndaluar, por përkundrazi situata është përkeqësuar edhe më tej.