Ndotje alarmante e ajrit nga fabrika e bitumit në Tepelenë, Inspektorati i Mjedisit ‘harron’ të kontrollojë kompaninë ‘Cobial’

20 Shtator 2022, 15:20

Fabrika e prodhimit të asfaltit në Tepelenë po shkakton ndotje masive të ajrit. Nis nga shqetësimi i banorëve, Report Tv iu drejtua Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit. Drejtuesi, Denis Vogli pranon se kompania "Cobial" nuk është kontrolluar prej 6 muajsh, por me marrjen e sinjalizimit do të nisë inspektimi për filtrat e ajrit.