Ndotje masive në lumin Drin, shishe e materiale plastike! Prurjet mbushin hapësirën me plehra që derdhen në det

28 Shkurt 2023, 16:02 | Përditesimi i fundit: 2023-02-28 16:05:03

Mjaftoi një ditë me reshje, për ta shndërruar panoramën e lumit Drin në një landfill mbetjesh. Prurjet e vazhdueshme të shirave mbushin shtratin e Drinit me mbeturina plastike që më pas përfundojnë në det. Kjo problematikë është kthyer në shqetësim që deri më sot institucionet përgjegjëse nuk i kanë dhënë asnjë zgjidhje.