Ndryshimet në draftin e taksimit mbi të ardhurat, Xhihani: Projektligj i mirë, por duhen 2 ndryshime! Çoçoli: Është diskriminues

22 Dhjetor 2022, 20:22

Eksperti kontabël, Artan Xhihani ka shpjeguar me detaje në studion e Report Tv ndryshimet se çfarë parashikon projektligji për taksimin mbi të ardhurat. Përballë gazetarit Arbër Hitaj, Xhihani është shprehur se nga ku ligj preken ato profesione të lira që nuk kanë asnjë shpenzim, përveç mendjes së tyre, përfshirë konsulent, avokat, etj, të cilët duke mos paguar taksat, i bëjnë një dëm shtetit prej gati 30 mld lekë.