Ndryshimet në Kodin Rrugor, Blendi Gonxhe: Do të ketë një ashpërsim të masave administrative!

12 Maj 2021, 14:45 | Përditesimi i fundit: 2021-05-12 14:55:20

Parlamenti ka miratuar paktën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, të cilat presin firmën e Presidentit për të hyrë në fuqi. Ndryshimet parashikojnë që kolaudimi i makinave do të bëhet një herë në dy vjet nga një herë në vit që ishte.  Makinat e reja duhet të kalojnë në kontroll teknik tre vite pas regjistrimit në Shqipëri. Për taksitë, auto-shkollat dhe mjetet e tjera të transportit afati i kolaudimit është një herë në vit.

I ftuar në Report Tv, Blendi Gonxhe, Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR, tha se do të ketë një ashpërsim të masave administrative, që janë të përsëritur. Gonxhe theksoi me tej se me Kodin e ri Rrugor humbja e pikëve të patentës nuk përbën më një procedurë, por do të bëhet një ri-regjestrim në auto-shkollë.

Ka një ashpërsim të masave administrative që janë të përsëritura që vijnë nga papërgjegjshmëria ose nga injorimi i rregullave. Ka një përshkallëzim të masave në raport me kohën kur t’i i bën këto shkelje. . Në rast se për një vit bën të njëjtat shkelje tre herë, agravohet masa. Qytetarët duhet të kanë të ngulitur se humbja e pikëve të patentës nuk përbën më një procedurë që do vish të bësh një test normash sjellje, por e kemi ashpërsuar masën dhe do të bësh një ri-regjistrim në autoshkollë. Kur përsërit gabimin përveç gjobës do të kesh edhe penalizim në pikë. Do fillojmë një fushatë të edukatës sesi duhet të sillemi në rrugë dhe si përdorues të rrugës. Do të punojmë shumë të bëjmë progres në këtë punë, për edukatën tek fëmijët.’- tha Gonxhe.

Gonxhe, tha se brenda muajit maji pritet që të nisë kontrolli teknik i automjeteve. Gonxhe tha me tej se fillimisht do të kolaudohen 150 mijë automjete. Gonxhe tha se në rrugë do të kryhet një kontroll i dyfishtë i vetë punës së tyre.