Ndryshimet në Kodin Rrugor, debat për parkimet private! Gështenja: S’mund t'i lihet vetëm privatit! Pëllumbi: E caktojnë bashkitë

18 Nëntor 2022, 12:30

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese po diskuton ndryshimet në Kodin Rrugor. Edhe pse ka një dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës për amendimet ligjore, në diskutimin nen për nen palët kanë debatuar për ndarjen e parkimeve mes privatit e publikut.