Ndryshimet në kodin rrugor, debat për parkingjet me pagesë, Gështenja: Në një rrugë 50% të jetë për parkime falas

20 Dhjetor 2022, 11:21 | Përditesimi i fundit: 2022-12-20 15:53:41

Prej më shumë se 40 minutash në Komisionin e Veprimtarisë prodhuese ligjëvënësit po përpiqen të gjejnë dakortësinë për një nga pikat e propozuara për kodin rrugor. Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka propozuar që çdo rrugë të ketë 50% të parkimeve me pagesë.