Ndryshoi fytyrën? Eksperti Softa : Ervis Martinaj është gjallë

3 Janar 2023, 13:49 | Përditesimi i fundit: 2023-01-03 13:58:28

Fatjon Softa, eksperti i sigurisë ka ndarë në Report Tv konkluzionet e ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në vitin 2022 dhe ka parashikuar dhe analizuar situatën në vitin 2023. Ai thotë se në krahasim me vitin 2021, statistikisht ka pasur më vrasje, por mënyra se si kanë ndodhur kanë qenë makabër. Ai thotë se vrasjet kanë kaluar në një tjetër stad, gati të pamundura nga ana e policisë për t’i zgjidhur, kjo sepse vrasjet kryhen nga njerëz profesionist, nga njerëz që i përkasin rrethit të forcave policore. I pyetur për lajmin më të bujshëm të vitit 2022, atë të Ervis Martinaj, eksperti i sigurisë mendon se Martinaj është ende gjallë “Kjo është një nga ngjarjet që ka pasur edhe reagimin e kryeministrit pasi i vuri edhe 100 ditë strukturave të policisë. Si mund i japësh 100 ditë, sepse ka hallka që kanë qenë në mbështetje të grupeve kriminale. Kjo është shumë e ndërlikuar pasi përfshin edhe aktivitetin kriminal, por edhe drejtues të institucioneve ligjzbatuese dhe polici. Ngjarje e vështirë për tu zbardhur. Analiza që ne bëjmë të çon në një gjykim që është gjallë. Arritit t’i shpëtoj shumë atentateve ka pasur eskorta dhe infrastrukturë policore, ka qenë i kudo ndodhur dhe duke pasur pasuri të madhe kishte mundësi të mbronte veten. Mund të jetë edhe rasti i improvizimit të vdekjes, të kryej operacione plastike etj ", përfundoi ekperti i sigurisë, Fatjon Softa

Ai (Ervis Martinaj) ka një pasuri goxha të madhe që arrite të korruptonte. Unë e quaj si rasti i Pecorellit (biznesmenit italian) që inskenoi vdekjen e tij (në Pukë), por më pas u gjet në Itali dhe u arrestua.

Mundësia për t’u fshehur në Shqipëri apo Kosovë, apo për të bërë operacione plastike ekzistojnë” tha Fatjon Softa.