Deputeti Ervin Salianji është i paraqitur sot në Apel për seancën e radhës të dosjes "Babalja", i shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë demokratë.
Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e "kallëzimit të rremë".
Të pranishëm në seancën e kësaj të premte janë mbrojtësit ligjorë të të gjitha palëve, ndërsa trupa e gjykimit përbëhet nga gjyqtarët Genti Shala, Elona Toro Iliba Bezati.