Në burg për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Alda Klosit i sekuestrohet një apartament dhe një garazh në Tiranë! Në verifikim pasuritë e tjera

12 Shkurt 2023, 13:30

Policia ka vënë në sekuestro pasurinë e ish-zyrtares Alda Klosi, e cila ndodhet në burg nën akuzën për pastrim parash e fshehje pasurie. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka mësuar se deri më tani është vënë në sekuestro një garazh dhe një apartament në pronësi të Klosit.