Në flakë një magazinë me rroba te ‘Qytet Studenti’ në Tiranë, biznesi s'kishte marrë masa kundër zjarrit! 30 zjarrfikës në vendngjarje, shumë dëme materiale

25 Shtator 2022, 22:46

Një magazinë me rroba është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në zonën e ‘Qytet Studentit’ në Tiranë, duke shkaktuar flakë të mëdha, duke rrezikuar pallatin 6 katësh ku ra zjarri por edhe ndërtesa të tjera rrotull. Për disa orë 30 forca zjarrfikëse me 7 mjete luftuan me flakët, duke u vënë në kontroll. Gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi, raporton se magazina me rroba i përket Vladimir Hodos ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Ndërkohë që u shkëput energjia elektrike për të mos rrezikuar përhapjen e flakëve.