Në fshatrat e Zadrimës vetëm të moshuar, hajdutët bëjnë kërdinë! 4 vila u grabitën në Blinisht e Fishtë! Banorët kërkojnë ndihmë nga policia

23 Shkurt 2023, 14:53 | Përditesimi i fundit: 2023-02-23 17:28:24

Fshatrat e zonës së Zadrimës në Lezhë të braktisur përfundimisht nga të rinjtë, janë vënë nën shënjestrën e hajdutëve që herë pas herë sulmojnë dhe plaçkitin shtëpitë pa pronarë. Banorët e moshuar të mbetur vetëm kërkojnë me shumë prezencë të policisë.