Në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut, plagos me thikë të moshuarin në Berat! Fetiu administron ‘AnaMark’, aksionet zotërohen nga ‘Tregu Agro-Ushqimor’

25 Mars, 15:18

Krahu i djathtë, Klodian Allajbeut, të Spitalit Amerikan qëlloi me thikë një të moshuar vetëm se tentoi të ndajë sherrin në lokal. Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Beratit, ndërsa Asllan Fetiu është shpallur në kërkim. Nga të dhënat në Qendrën e Biznesit, 37-vjeçari rezulton administrator i “AnaMark”, kompani e lidhur me Tregun Agro-Ushqimor në Tiranë.