Në kërkim për atentatin ndaj dy vëllezërve Doçi në Shkodër, arrestohet 30 vjeçari në Tiranë

29 Nëntor 2022, 10:23

30-vjeçari, Besmir Përkola ishte shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të dy shtetasve, në mars 2021, në Shkodër. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe leja e drejtimit e dyshuar e falsifikuar.