Në kërkim për drogë, grabitje dhe krime kundër personit, në pranga 36-vjeçari turk! Tentoi të hynte në Shqipëri nga Morina

7 Janar 2023, 11:48

Një 36-vjeçar turk, i dënuar me 25 vjet burgim, për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për Kesim Sedal. Edhe pse në kërkim ndërkombëtar, ai ka tentuar që të hyjë në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar të Morinës.