Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

16 Janar, 10:00

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim dhe prodhim lëndës narkotike është arrestuar në zonën e Sharrës në Tiranë.

33-vjeçari Roland Lamuça rezulton i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar Lamuçën me 3 vjet e 4 burgim, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Në vitin 2022, ky shtetas është kapur në Sharrë, nga shërbimet e Policisë me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë.