Në kërkim për ryshfet 132 mijë euro, arrestohet ish-drejtoresha e kabinetit pranë OSHEE! Favorizoi kompaninë italiane në 2016 për të marrë tender

8 Dhjetor 2022, 16:58

Albana Ferraj, 48 vjeçe është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për përfitimin e shumës 132 mijë euro si ryshfet për të favorizuar një kompani italiane për një tender të zhvilluar në vitin 2016. Ferraj, e cila kishte postin e drejtoreshës së kabinetit pranë OSHEE, ishte arkëtuesja e ryshfetit nga kompania italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano.