Në kërkim për vrasje në Maqedoni, arrestohet 45-vjeçari në Portin e Durrësit! Tentoi të kalojë kufirin me pasaportën e një serbi

10 Tetor 2023, 11:48 | Përditesimi i fundit: 2023-10-10 11:48:57

Një 45-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ishte i shpallur në kërkim në Maqedoni për vrasje. Ai tentoi të kalonte kufirin shqiptar me një pasaportë të një shtetasi serb, por është pikasur nga Policia Kufitare.