Në kërkim të personit që qëlloi dje më armë në Kamëz, policia kap një tjetër me pistoletë me vete! Prangoset 39-vjeçari

7 Nëntor 2022, 12:36

Një 39-vjeçar kea rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi është kapur me një armë pistoletë në makinë. Policia bën me dije se ai është pikasur teksa uniformat blu ishin në kërkim të personit i cili qëlloi me armë dje në zonën e Kamzës dhe që ende nuk është ndaluar.