Në Lezhë prindërit nuk vaksinojnë fëmijët, 20 aplikime për një javë! Mjeku: Në nëntor pritet shtimi i rasteve me COVID-19

10 Nëntor 2021, 15:08

Me dimrin para që sjell virozat por dhe frikën për shtim të infektimeve Covid, sipas mjekëve, vaksinimi i fëmijëve bëhet edhe më i domosdoshëm. Por ende prindërit hezitojnë t’i çojnë fëmijët në qendra shëndetësore për të marrë dozën Anti-Covid të Pfizer.

Kur ka nisur prej një jave vaksinimi i grupmoshës 16 vjeç e lart, duket se interesi i prindërve është krejt i ulët. Vetëm 20 fëmijë kanë marrë vaksinën "Pfizer" në të gjitha qendrat shëndetësore të Lezhës.