Në lokalin e autorit që vrau shokun në Tiranë, ishte instaluar një pajisje për prodhimin e Bitcoin

11 Maj 2021, 14:54 | Përditesimi i fundit: 2021-05-11 14:58:34

Në lokalin ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, gjatë kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe  Krimi Ekonomik. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, që ishte marrë me qira nga autori i vrasjes Marjus Dema.