Në masa të rrepta sigurie, Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen me Kishën Serbe! Gjukanoviç paralajmëron votëbesim ndaj Abazoviçit

3 Gusht 2022, 15:10

Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviç, konfirmoi të mërkurën se është nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.