Në prag të sezonit turistik nis rregullimi i rrugës! Syri i Kaltër 'thith' turistët e huaj mes 'pluhurit'

30 Maj 2021, 15:20

Jo vetëm bregdeti i vendit por edhe monumentet natyrore po tërheqin një numër të konsiderueshëm turistësh. Syri i kaltër është një nga destinacionet që po preferohet çdo ditë e më shumë. Turistët nga Polonia dhe Çekia sfidojnë ujin e ftohtë në Syrin e Kaltër dhe zgjedhin të bëjnë zhytje.

Një pjesë e tyre vijnë për herë të parë por vendet që kanë vizituar i bëjnë që të rikthehen përsëri.