Në qarkun e Shkodrës kanë filluar reshjet e borës mëngjesin e sotëm. Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet te kryhet me goma dimërore.
Në aksin rrugor Qafë Mali - Fierzë kanë nisur reshjet e dëborës në orët e para të mëngjesit, por pa krijuar probleme në qarkullim. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë. Në zonat malore, qarkullimi duhet të bëhet me goma dimërore.
Në aksin Qafë Thore ka nisur bora, por rruga është e kalueshme.
















