Në QSUT sistemi ultramodern i laboratorëve të analizave, Rama-Manastirliu: Do të shtrihet në të gjithë vendin

15 Qershor 2021, 13:40

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është instaluar një teknologji e re me sistem ultramodern të laboratorëve të analizave. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama, i cili i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar QSUT-në sot.