Në shtator u rritën aksidentet, por janë ulur për 9 muajt e parë të 2023-shit! Më pak pasoja në njerëz! 4.5% më shumë përplasje, e shtuna dita e ‘zezë’

17 Tetor 2023, 18:09

Shtatori i këtij viti ka regjistruar më shumë aksidente se e njëjta periudhë e një viti më parë me një rritje prej 4.5%, por me pasoja më pak të plagosur dhe viktima. Shifrat e 9 mujorit të parë të 2023-shit flasin për rënie, ndërsa sipas INSTAT, e shtuna është dita me më shumë ngjarje rrugore.