Në shtëpinë e Syrja dhe Eqrem Bej Vlorës, sekretet e muajve që sollën Pavarësinë

28 Nëntor 2021, 20:40

Një vizitë në shtëpinë e  dy personazheve që patën rol kyç në ngjarjet që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë. Si ishin muajt në prag të 28 Nëntorit 1912 dhe ç'rol luajtën këtë ngjarje historike Syrja bej Vlora dhe i biri Eqrem Bej Vlora. Ervin Vlora, nipi i Eqrem Bej Vlorës, na pret ne shtëpinë e gjyshit të tij dhe na tregon shume thesare nga historia kombëtare por edhe ajo e familjes se tij.

109 vjet më parë, në sarajet e familjes Vlora, diskutohej më shumë se kurrë për fatet e Shqipërisë. Gjysma e dytë e vitit 1912, në letërkëmbimet dhe raportet e shumta të kancelarive europiane përmendej aktiviteti i ngjeshur patriotik, i burrave të kësaj familje, Syrja bej Vlora, Ismail Bej Vlora, Eqrem Bej Vlora, Xhemal bej Vlora, etj….