Në vendin e tragjedisë, ende pa kaluar 5 ditë nga vdekja Jonadës, drejtuesi i gomones nuk respekton kordonin e sigurisë në plazhin e Potamit! Gjobitet me 100 mijë lekë

7 Gusht 2022, 15:22

VLORË- Pa kaluar ende një javë nga tragjedia në Potam të Himarës, drejtuesit e mjeteve lundruese ende nuk janë bindur, por vijojnë të mos respektojnë zonën e kufizuar. Policia e Vlorës, nisur nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ka lokalizuar mjetin lundrues që ka thyer zonën e kufizimit, duke u futur në bregun e Potamit duke transportuar disa pasagjerë.