Negociatat me BE, ekspertja për Report TV: Maqedonia e Veriut nuk na pengon, do të vlerësohen arritjet e Shqipërisë! E rëndësishme që reformat të jenë reale

18 Qershor 2021, 19:55

Ekspertja e integrimit, Fjoralba Caka e ftuar në 'Studio Live' u shpreh se Shqipëria ka përparuar në zbatimin e reformave të vendosura si kusht për çeljen e negociatave. Sipas saj, Maqedonia e Veriut nuk është një çështje që pengon vendin tonë sepse në Këshillin Europian do të vlerësohet ecuria e secilit shtet.