Negociatat mes Rithemelimit dhe PS për fundin e kaosit në Kuvend, Haklaj: E gjitha bëhet për të rrëzuar komisionin e Reformës Zgjedhore

11 Mars, 20:41

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj ka folur për negociatat e PS me Rithemelimin për t’i dhënë fund kaosit të krijuar prej muajsh në Kuvend. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Haklaj tha se PS dhe Rithemelimi po bëjnë 'pazare' me qëllim rrëzimin e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe të propozimeve të PD.