Nën sekuestro, oficerët i vënë 'kyçin' vilës ku Berisha kalon pushimet në Gjirin e Lalzit, largohen me dosje në dorë

23 Tetor 2023, 16:05

Perfaqësues të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik janë larguar nga vila luksoze në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon edhe pushimet, pas vendosjes së saj nën sekuestro, së bashku me 24 pasuri të tjera në pronësi të dhëndrit të ish-kryeministrit Jamarbër Malltezi. Dy isnpektorët kanë qenë brenda vilës së Malltezit dhe pasi i vendosën shiritin vilës, janë larguar duke refuzuar të flasin për mediet.