Nëna 31-vjeçare rrëfen në lot betejën me kancerin e gjirit: Po luftoj për 2 fëmijët e mi! Gratë dhe vajzat të bëjnë kontrolle të vazhdueshme

14 Tetor 2021, 19:14

Fati, një 31-vjeçare nga Vlora po përballet me sëmundjen e rëndë të tumorit të gjirit. Forcën për ta mundur e gjen tek dy vajzat e saj të vogla, të cilat do t’i shijojë teksa rriten. Një apel e ndan për të gjitha vajzat në moshën e saj, sesi vetëm një kontroll tek mjeku mund të shpëtojë jetë.