Nëna denoncon në media: Kanë tentuar të më rrëmbejnë fëmijën 11-vjeç! Policia sqaron situatën për Report tv: Është trembur!

19 Nëntor 2024, 15:28 | Përditesimi: 19 Nëntor 2024, 15:28

Nëna e një fëmije 11-vjeç në Lushnje denoncoi në media se dy persona të panjohur kanë tentuar t’i rrëmbejnë fëmijën pasdite, teksa ai kthehej nga mesimi, turn i ditë. Policia e Fierit ka hetuar rastin dhe bën të ditur për Report TV, se fëmija mund të jetë trembur pasi në zonë nuk u konstuan persona të dyshimtë.

I.M/Shqiptarja.com