Nënshkruhet Memorandumi për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorë! Balluku: Synojmë të plotësojmë nevojat e tregut, pastaj të jemi fuqi eksportuese

15 Korrik 2021, 16:56

TIRANË- Ditën e sotme është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit mes Albgaz, Excelerate Energy L.P dhe Snam S.p.A për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.

Në fjalën e saj në këtë aktivitet, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se Shqipëria nuk synon të jetë një super fuqi eksportues e gazit, por në fillim do të plotësoj nevojat e tregut vendas e më pas për ta eksportuar në tregun jashtë.